Më në fund mbërriti KUIK. Që domethënë prej sot e tutje nuk keni nevojë të mbani para në xhep, apo të prisni t’ju kthejnë ndonjë borxh. Nëpërmjet KUIK mund të jepni e merrni para në kohë reale….FALAS. Dërgoni dhe prisni para nga të afërmit apo të njohurit tuaj nëpërmjet aplikacionit KUIK. Paratë i keni të sigurta në bankë dhe mund t’i përdorni menjëherë.
Cfarë prisni pra? Nxitoni të merrni ato lekë mbrapsht 😉
DËRGO. PARA. MENJËHERË.

Si thua? Fillojmë
Si funksionon
- Vendos shumën
- Zgjidh kontaktin fatlum që do bëhet me para
- Nëse ke gjë për t’i thënë, thuaja këtu
- Vendos PIN ose Fingerprint
- U kry!

Pse të përdor KUIK?
Dërgo lekët e kafes ose birrës që të pagoi shoku kur dolët? Apo pret të të dërgojnë lekët e drekës që pagove ti? Duke përdorur KUIK mund të dërgoni e merrni para sa hap e mbyll sytë. Jo vetëm që e merrni konfirmimin në moment, po edhe fondet bëhen të disponueshme në llogarinë tuaj bankare. KUIK është më shumë se një mënyre pagese, është eksperiencë sociale.
Dërgimi i parave sapo u bë më i thjeshtë
Llogaria juaj KUIK krijohet në bankë duke lidhur numrin tuaj të celularit me llogarinë tuaj bankare. Kjo ju bën ju dhe miqtë tuaj të identifikueshëm në shërbimin KUIK. Cka na lejon ne t’ju ofrojmë një shërbim të thjeshtë për t’u përdorur pasi ju kërkojmë të vendosni vetëm shumën dhe të zgjidhni përfituesin përpara se të kryhet pagesa.

