Politika e Privatësisë dhe Kushtet e Përdorimit të Faqes së Internetit KUIK
I nderuar vizitor,
Ju falenderojmë që po vizitoni faqen tonë të internetit. Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Ky dokument përbën politikën e privatësisë dhe kushtet e përdorimit (“Politika”) të kësaj faqeje interneti. Duke përdorur këtë faqe interneti, ju konfirmoni se keni lexuar, bini dakord dhe pranoni parashikimet e kësaj Politike. Qëllimi i saj është njohja nga ana e vizitorëve të Faqes të kushteve të përdorimit dhe politikës së privatësisë të saj, dhe të parashikimeve të përgjithshme për të dhënat personale. Për hir të qartësisë, kjo Faqe nuk mbledh apo kërkon të dhëna personale. Përpunimi i të dhënave personale përmes Faqes ndodh vetëm kur vizitorët dërgojnë të dhëna të tilla me vullnetin e tyre të lirë. Kjo faqe interneti (“Faqja”) rregullohet nga ligji shqiptar. Kjo Politikë mund të ndryshojë dhe përditësohet në të ardhmen, megjithatë, në asnjë rast, nuk do të kufizojë të drejtat e garantuara nga ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Është përgjegjësia juaj të lexoni dhe të jeni në dijeni të versionit në fuqi të Politikës.s
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
1.1 Kjo Faqe ofron informacion mbi përdorimin e KUIK. KUIK është një shërbim transferimi fondesh elektronike. KUIK i ofrohet përdoruesve në përputhje me kushtet përkatëse të përdorimit (“Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të KUIK”).
1.2 Përmbajtja e Faqes është e destinuar vetëm për qëllime informimi. Aksesi në këtë Faqe është pa pagesë. Lidhjet me faqe të tjera të internetit, nëse ka, nuk nënkuptojnë miratim të këtyre faqeve apo përmbajtjes së tyre. Ju jeni përgjegjës për informacionin, opinionet dhe/ose rekomandimet e ofruara nga këto faqe të internetit të palëve të treta, dhe për t’u informuar mbi kushtet e privatësisë të këtyre faqeve të internetit.
1.3 Vizitorët e kësaj Faqeje mbeten anonimë. Faqja nuk mbledh të dhëna personale, pra nuk mbledh informacion për identifikimin personal të personit tuaj (përveç se në rastin kur ju e dërgoni atë me vullnetin tuaj), por vetëm informacion të përgjithshëm mbi vizitorët, si: sa vizitorë kanë vizituar Faqen, apo cilët seksione të saj janë klikuar më tepër se të tjerët, pra, vetëm informacion standard lidhur me klikimet në seksionet e Faqes. Ky informacion mblidhet vetëm për qëllime statistikore dhe studimi (për të parë përqasjen e vizitorit, cilët seksione janë më interesantë për vizitorët). Ju mund të dërgoni të dhënat tuaja specifike nëse dërgoni email në adresën e postës elektronike të vënë në dispozicion këtu. Ky informacion do të përdoret vetëm në përputhje me qëllimin për të cilin ai është dërguar. Duke na kontaktuar, vizitorët do të konsiderohen që kanë dhënë pëlqimin e tyre të shprehur dhe të qartë për përpunimin e të dhënave të tyre personale të dërguara prej tyre. Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.
1.4 Baza ligjore e kësaj Politike është legjislacioni i zbatueshëm në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, duke përfshirë pa kufizim, ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, udhëzimet dhe vendimet e Komisionerit, etj.
- PËRKUFIZIME
2.1 “Komisionieri” – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
2.2 “Kontrollues” – personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili, vetëm ose së bashku me të tjerët, përcakton qëllimet e mjetet e përpunimit të të dhënave personale.
2.3 “Ligji” – ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
2.4 “Pëlqim i subjekteve të të dhënave” – çdo element tregues i vullnetit të subjektit të të dhënave, i dhënë lirisht, i informuar dhe i qartë, nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me çdo lloj shfaqjeje tjetër të padyshimtë pohuese të vullnetit, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të për një ose më shumë qëllime specifike.
2.5 “Përpunim i të dhënave personale” – çdo veprim ose një grup veprimesh, që kryhet mbi të dhënat personale ose grupe të dhënash personale, pavarësisht nëse kryhen me mjete të automatizuara ose jo, të tilla, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, përdorimi, përhapja me anë të transmetimit, shpërndarjes ose vënies në dispozicion në ndonjë mënyrë tjetër, lidhja ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.
2.6 “Subjekt i të dhënave personale” – çdo person fizik i identifikuar ose i identifikueshëm. Një person është i identifikueshëm nëse mund të arrihet në identifikimin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një apo disa faktorëve identifikues të veçantë, si: emri, numri i identifikimit, të dhënat për vendndodhjen, një identifikues në internet, ose një apo më shumë faktorëve specifikë, lidhur me identitetin e tij fizik, fiziologjik, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.
2.7 “E dhënë personale” – çdo informacion në lidhje me një subjekt të dhënash.
2.8 “Të dhëna sensitive” – kategori të veçanta të të dhënave personale, që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike, të dhënat biometrike, të dhënat për shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.
Përsa i përket termave të përdorur në këtë Politikë që nuk janë përfshirë më sipër, do të zbatohen përkufizimet dhe parashikimet e Ligjit.
- WEBSITE I KUIK
3.1 Të vetmet të dhëna që mund të shkëmbehen janë emailet dhe/ose emrat e individëve që zgjedhin të na kontaktojnë vullnetarisht. Të gjitha emailet fakultative dhe të dërguara në adresat e specifikuara në Faqe nënkuptojnë marrjen e adresës/emailit të dërguesit që nevojitet për të kthyer përgjigje si dhe marrjen e çdo të dhëne tjetër personale që përmban emaili, të dhënë vullnetarisht nga subjekti, nëse përmban të tilla. Lidhur me vizitorët e Faqes, ajo mbledh vetëm informacione standarde që kanë të bëjnë me klikimin e rubrikave në të. Ky Informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat rubrika janë më interesante për vizitorët). Nuk bëhet asnjë përpjekje për dhe nuk mblidhet asnjë informacion për identifikimin e vizitorëve. Faqja nuk përdor (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të gjurmuar ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e saj. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga Faqja me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga cilido burim që të vijë, si pjesë e përdorimit.
3.2 Përmes kësaj Faqeje, ne nuk mbledhim apo ruajmë cookies. Pra, cookies nuk përdoren për marrjen e të dhënave personale, dhe asnjë cookie e çfarëdo lloji nuk përdoret për të ndjekur vizitorët e Faqes.
3.3 Duke na kontaktuar, vizitorët do të konsiderohet se kanë dhënë pëlqimin e tyre të qartë dhe të shprehur për përpunimin e të dhënave personale që ata zgjedhin të dërgojnë. Vërtetësia dhe saktësia e këtyre të dhënave është përgjegjësi e Vizitorit.
- PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
4.1 Përpunimi i të dhënave personale bëhet duke respektuar parimet si më poshtë:
- Parimi i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i transparencës: përpunimi kryhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë e transparente kundrejt subjektit të të dhënave.
- Parimi i përpunimit në përputhje me qëllimin: të dhënat personale mblidhen për një qëllim specifik e të ligjshëm, të përcaktuar qartë në momentin e mbledhjes, dhe nuk përpunohen më tej për një qëllim tjetër, që nuk është në përputhje me qëllimin fillestar.
- Parimi i minimizimit të të dhënave: të dhënat personale janë të përshtatshme e të nevojshme për qëllimin e përpunimit dhe të kufizuara në masën që është e nevojshme për realizimin e qëllimit.
- Parimi i saktësisë së të dhënave: të dhënat personale janë të sakta e të përditësuara kur kjo është e nevojshme, si dhe, në përputhje me qëllimin e përpunimit, ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për fshirjen e korrigjimin e menjëhershëm të të dhënave të pasakta ose të paplota.
- Parimi i kufizimit të ruajtjes në kohë: të dhënat personale mbahen në një formë që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave për një periudhë jo më të gjatë se sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato përpunohen. Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, me kusht që ato të përpunohen vetëm për qëllime arkivimi në interesin publik, qëllime kërkimore, shkencore apo historike ose qëllime statistikore, duke zbatuar masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të drejtat e liritë e subjektit të të dhënave.
- Parimi i integritetit dhe i konfidencialitetit: të dhënat personale përpunohen në mënyrë të tillë që të garantohet siguria e nevojshme e të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm dhe humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental, nëpërmjet përdorimit të masave të duhura teknike dhe organizative.
- Parimi i përgjegjshmërisë: kontrolluesi është përgjegjës dhe duhet të jetë në gjendje të provojë përputhshmërinë me parimet e parashikuara këtu.
4.2 Gjatë përdorimit/vizitës së kësaj Faqeje nga kushdo vizitor, nuk merren të dhëna personale të tyre, përveç rastit nëse vizitori zgjedh të kontaktojë përmes postës elektronike duke ofruar vullnetarisht të dhëna personale (p.sh. email, emër). Të dhënat personale (nëse ka të tilla) të vizitorëve të Faqes përdoren vetëm për kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës së tyre.
4.3 Mbrojtja e të dhënave personale garantohet me përpunimin e tyre në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale apo ligjore në fuqi, si dhe për rritjen e cilësisë së shërbimeve.
- TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
5.1 Subjektet e të dhënave personale kanë të gjitha të drejtat e njohura nga Ligji. Këto të drejta ushtrohen në formën dhe afatet e parashikuar nga Ligji.
5.2 E drejta për informim
Kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave dhe subjekti i të dhënave nuk e ka informacionin e përmendur më poshtë, kontrolluesi i jep atij informacionin e mëposhtëm lidhur me:
- identitetin dhe të dhënat e kontaktit të kontrolluesit dhe, sipas rastit, të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit, si dhe të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave të kontrolluesit;
- qëllimet e përpunimit për të cilat janë të destinuara të dhënat personale, si dhe bazën ligjore për përpunimin;
- ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe profilizimit, sipas parashikimeve të ligjit, dhe, të paktën, në ato raste, informacionin e duhur lidhur me logjikën përkatëse, si dhe rëndësinë e pasojat e parashikuara të këtij përpunimi për subjektin e të dhënave;
- periudhën e parashikuar të mbajtjes së të dhënave personale ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e përdorura për të përcaktuar këtë periudhë;
- ekzistencën e së drejtës për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit, bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij, kur përpunimi kryhet mbi bazën e pëlqimit dhe të interesit të ligjshëm të kontrolluesit ose të palës së tretë, kur përpunimi kryhet mbi bazën e një interesi të ligjshëm;
- informacion, nëse subjekti i të dhënave është i detyruar ose jo të japë të dhënat dhe nëse dhënia e të dhënave personale është detyrim që buron nga legjislacioni në fuqi, kushtet e kontratës apo kushtet për të hyrë në një marrëdhënie kontraktore, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia e këtyre të dhënave;
- marrësit ose kategoritë e marrësve, nëse ka;
- nëse të dhënat do të transferohen në vende të huaja dhe, nëse po, si garantohet mbrojtja e duhur, përfshirë informacionin për masat e përshtatshme të mbrojtjes dhe mënyrën me të cilat mund të merret një kopje e tyre ose vendin ku ofrohen ato;
- ushtrimin e të drejtave sipas Ligjit, si dhe për të drejtën për të paraqitur ankesë te Komisioneri.
Informacioni i mësipërm jepet:
- kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, përpara se subjekti i të dhënave të ofrojë të dhënat;
- kur të dhënat personale nuk mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave:
- brenda një afati të arsyeshëm, por jo më vonë se 30 ditë pasi të jenë marrë të dhënat; ose
- nëse të dhënat personale do të përdoren për komunikim me subjektin e të dhënave, jo më vonë se momenti i komunikimit të parë me subjektin e të dhënave; ose
- kur parashikohet përhapja tek një marrës tjetër, jo më vonë se momenti kur të dhënat personale janë përhapur për herë të parë.
5.3 E drejta për akses
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me të janë duke u përpunuar apo jo, si dhe, kur është rasti, të ketë akses në të dhënat personale dhe informacionin e mëposhtëm:
- qëllimin e përpunimit;
- ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe të profilizimit dhe informacionin e duhur lidhur me logjikën përkatëse, si dhe rëndësinë e pasojat e parashikuara të këtij përpunimi për subjektin e të dhënave;
- afatin e parashikuar të ruajtjes së të dhënave personale ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret që përdoren për të përcaktuar këtë afat;
- bazën ligjore të përpunimit;
- kategoritë e të dhënave personale në fjalë, duke përfshirë, në rastet kur të dhënat personale nuk janë mbledhur nga subjekti i të dhënave, çdo informacion të disponueshëm për burimin e këtyre të dhënave;
- marrësit ose kategoritë e marrësve, të cilëve u janë përhapur ose do t’u përhapen të dhënat personale, në veçanti, marrësit në vendet e huaja ose organizatat ndërkombëtare, përfshirë rastin kur të dhënat transferohen në vende të huaja dhe, nëse po, si sigurohet mbrojtja e duhur;
- ekzistencën e të drejtave sipas Ligjit dhe të drejtën për të paraqitur ankesë te Komisioneri.
5.4 E drejta për korrigjim dhe fshirje
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e korrigjimit nga kontrolluesi i të dhënave personale të pasakta, që lidhen me të sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës. Në përputhje me qëllimet e përpunimit, subjekti i të dhënave ka të drejtën e plotësimit të të dhënave personale jo të plota edhe me anë të një deklarate plotësuese.
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e fshirjes nga kontrolluesi i të dhënave personale që lidhen me të dhe kontrolluesi ka detyrimin të fshijë të dhënat personale sa më shpejt të jetë e mundur, jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës, në rastet kur:
- të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur ose përpunuar;
- subjekti i të dhënave e tërheq pëlqimin mbi të cilin bazohet përpunimi dhe nuk ka shkak tjetër ligjor për përpunimin;
- subjekti i të dhënave e kundërshton përpunimin, në pajtim ligjin;
- të dhënat personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme;
- të dhënat personale duhet të fshihen për të përmbushur një detyrim ligjor të kontrolluesit;
- të dhënat personale janë mbledhur në kuadër të ofrimit në internet të mallrave ose të shërbimeve siç parashikohet në ligj.
Lidhur me këtë të drejtë, Ligji parashikon disa përjashtime në rastet e përpunimit të përmendura në të.
5.5 E drejta për t’u harruar
Kur kontrolluesi ka publikuar të dhëna personale dhe sipas Ligjit detyrohet t’i fshijë ato, bazuar në teknologjinë e zbatueshme dhe në koston e zbatimit, ndërmerr hapa të arsyeshëm, përfshirë masat teknike, për të informuar kontrolluesit që janë duke përpunuar këto të dhëna personale, që subjekti i të dhënave ka kërkuar fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose riprodhimi të këtyre të dhënave personale.
Me kërkesën e subjektit të të dhënave, operatorët e motorëve të kërkimit në internet janë të detyruar të fshijnë nga rezultatet që shfaqen pas një kërkimi të kryer në bazë të emrit të subjektit të të dhënave informacionin, i cili nuk është më aktual me kalimin e kohës, por që, kur gjendet, ka një ndikim negativ të konsiderueshëm në reputacionin e subjektit të të dhënave.
5.6 E drejta për kufizimin e përpunimit
Subjekti i të dhënave ka të drejtë për kufizimin e përpunimit të të dhënave nga kontrolluesi kur ekziston një nga rastet e mëposhtme:
- subjekti i të dhënave kundërshton saktësinë e të dhënave të tij për një afat që i mundëson kontrolluesit të verifikojë saktësinë e të dhënave personale;
- përpunimi është i paligjshëm dhe subjekti i të dhënave e kundërshton fshirjen e të dhënave personale dhe, në vend të saj, kërkon kufizimin e përdorimit të tyre;
- kontrolluesit nuk i nevojiten më të dhënat personale për qëllimin e përpunimit, por kërkohen nga subjekti i të dhënave për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës ose autoriteteve publike; ose
- subjekti i të dhënave ka kundërshtuar përpunimin sipas Ligjit. Kufizimi zgjat përgjatë periudhës së nevojshme për verifikimin nëse arsyet e ligjshme të kontrolluesit kanë përparësi mbi ato të subjektit të të dhënave.
Kur përpunimi është kufizuar sipas paragrafit të mësipërm, me përjashtim të ruajtjes, të dhënat do të përpunohen vetëm:
- pas marrjes së pëlqimit të subjektit të të dhënave;
- për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës ose autoriteteve publike;
- për mbrojtjen e të drejtave të një personi tjetër fizik ose juridik, të cilat kanë përparësi mbi të drejtat e subjektit të të dhënave; ose
- për një interes të rëndësishëm publik.
Kontrolluesi njofton paraprakisht subjektin e të dhënave për heqjen e kufizimit të përpunimit të tyre. Nëse kontrolluesi refuzon kërkesën, subjekti i të dhënave mund të paraqesë ankesë te Komisioneri dhe të kërkojë marrjen e një vendimi paraprak për kufizimin e përpunimit.
5.7 E drejta për transferueshmërinë e të dhënave
Kur të dhënat personale i jepen një kontrolluesi nga subjekti i të dhënave, me pëlqimin e tij ose për përmbushjen e një kontrate, dhe përpunimi kryhet me mjete automatike, subjekti i të dhënave ka të drejtën t’i marrë ato nga kontrolluesi në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe t’i transferojë pa pengesa tek një kontrollues tjetër.
Gjatë ushtrimit të së drejtës si më sipër, dhe kur është teknikisht e mundur, subjekti i të dhënave ka të drejtë që të dhënat e tij personale të transferohen drejtpërdrejt nga një kontrollues tek një kontrollues tjetër.
Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk cenon të drejtën për fshirjen e tyre sipas ligjit. E drejta për transferueshmërinë e të dhënave nuk mund të ushtrohet kur përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose kur kontrolluesit i është dhënë e drejta për të ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike në bazë të legjislacionit në fuqi. Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk duhet të cenojë të drejtat dhe liritë themelore të personave të tjerë.
5.8 E drejta për të kundërshtuar
Subjekti i të dhënave ka të drejtën të kundërshtojë në çdo kohë, për arsye që lidhen me situatën e tij të veçantë, përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të, përfshirë profilizimin sipas parashikimeve ligjore. Kontrolluesi nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale, me përjashtim të rastit kur provon se ka arsye të forta legjitime për përpunimin, të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, veçanërisht kur kanë të bëjnë me paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi, apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës, ose autoriteteve publike.
Kur të dhënat personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë dhe pa u detyruar të shpjegojë arsyet, përpunimin e të dhënave të tij personale për këtë qëllim, që përfshin profilizimin për aq sa është i lidhur me të. Pas ushtrimit të kësaj të drejte, kontrolluesi është i detyruar të ndërpresë përpunimin e të dhënave personale për këtë qëllim.
Jo më vonë se gjatë komunikimit të parë me subjektin e të dhënave, kontrolluesi informon subjektin e të dhënave mbi të drejtën për të kundërshtuar në mënyrë të shprehur, të qartë dhe të veçuar nga informacionet e tjera.
Nëse të dhënat personale përpunohen për qëllime të kërkimeve shkencore ose historike, ose për qëllime statistikore, subjekti i të dhënave, për shkaqe që lidhen me gjendjen e tij të veçantë, ka të drejtë të kundërshtojë përpunimin e të dhënave personale të tij, me përjashtim të rastit kur përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik.
5.9 E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të mos jetë subjekt i një vendimi që bazohet vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, përfshirë profilizimin, i cili shkakton pasoja ligjore ose pasoja të ngjashme të rënda mbi të.
Kjo nuk zbatohet nëse vendimi:
- është i nevojshëm për lidhjen ose zbatimin e një kontrate ndërmjet subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit; ose
- autorizohet nga një ligj, të cilit i nënshtrohet kontrolluesi dhe që përcakton edhe masat e përshtatshme për të mbrojtur të drejtat e liritë dhe interesat legjitimë të subjektit të të dhënave; ose
- bazohet në pëlqimin e dhënë nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat.
Në këto raste, kontrolluesi zbaton masa të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat, liritë themelore dhe interesat e ligjshëm të subjektit të të dhënave, si dhe të drejtën e subjektit të të dhënave për ndërhyrje manuale nga ana e kontrolluesit për të shprehur këndvështrimin e tij dhe për të kundërshtuar vendimin.
5.10 E drejta për t’u ankuar
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Nëse subjekti i të dhënave ka bërë ankim, kontrolluesi nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
5.11 E drejta për kompensimin e dëmit
Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë t’i kërkojë kontrolluesit kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.
5.12 Çfarëdo lloj kërkese apo nëse mendoni se privatësia juaj është shkelur duhet të adresohet në [email protected] ose të dërgohet pranë MPAY: Njësia Administrative nr.5, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 1, Tiranë, Shqipëri.
- KËRKESAT PËR INFORMACION DHE ANKESAT
6.1 Nëse ju mendoni se privatësia juaj është shkelur ju mund të na kontaktoni në çdo kohë. Ne jemi të gatshëm t’ju ofrojmë ndihmën e kërkuar.
6.2 Përgjigjja ndaj çdo kërkese apo ankese do të bëhet brenda 30 ditësh nga data e marrjes së saj apo sipas afateve të tjera të parashikuara nga legjislacioni i zbatueshëm. Përgjigjja do të jetë me shkrim në adresën prej së cilës ka ardhur kërkesa apo ankesa dhe/ose në formë elektronike kur kërkesa apo ankesa ka ardhur elektronikisht.
- PËRPUNIMI I TË DHËNAVE PERSONALE
7.1 Të gjitha të dhënat personale do të mbahen në mënyrën e duhur gjatë periudhës së tyre të përpunimit, duke zbatuar masa tekniko-organizative për mbrojtjen e tyre, dhe do të shkatërrohen sipas afateve ligjore.
7.2 Shoqëria MPAY ka regjistruar emrin e domain-it www.kuik.al në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) në përputhje me kuadrin ligjor përkatës në fuqi.
7.3 Të dhënat personale përpunohen në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit dhe me legjislacionin përkatës. Këta veprime kryhen sipas parimit të respektimit dhe të garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të së drejtës së ruajtjes së jetës private.
- PRONËSIA INTELEKTUALE
8.1 Kjo Faqe konsiderohet si një e tërë dhe e pandashme. Informacioni i përmbajtur këtu është vetëm për përdorim personal. Nuk lejohet kopjimi apo transmetimi i tij. I gjithë informacioni i përmbajtur në seksionet e Faqes është pronë e pronarëve përkatës. Ndalohet rreptësisht kopjimi, shfaqja apo shpërndarja e këtij informacioni, në tërësi apo pjesëve të tij, përveç se për qëllime personale. Çdo mosrespektim i këtij rregulli përbën një shkelje dhe mund të sjellë ndëshkime civile dhe/ose penale. Është rreptësisht e ndaluar të përdoret apo kopjohet emri “KUIK” dhe/ose logo e tij, individualisht apo së bashku, për çfarëdo qëllimi, dhe në veçanti për qëllime reklamimi, pa pëlqimin paraprak me shkrim të shoqërisë.
8.2 Shkarkimi apo kopjimi i informacionit nga Faqja nuk do të transferojë të drejtën e pronësisë mbi informacionin e sipërpërmendur. Ju nuk mund të kopjoni, tërësisht apo pjesërisht, transmetoni, elektronikisht apo me mjete të tjera, modifikoni apo përdorni Faqen për qëllime publike apo tregtare, apo të krijoni lidhje me këtë Faqe, pa pëlqimin paraprak me shkrim të shoqërisë. Të dhënat dhe objektet e pronësisë intelektuale dhe industriale të përmbajtura në këtë Faqe janë pronë ekskluzive e pronarëve të tyre përkatës.
- KUSHTET E PËRDORIMIT TË FAQES
9.1 Pranimi i Politikës. Nëse ju nuk bini dakord me këtë Politikë, ju lutemi, mos e përdorni këtë Faqe. Nëse e përdorni këtë Faqe, konsiderohet që ju keni rënë dakord me këtë Politikë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këtë Politikë pa njoftim paraprak duke e përditësuar atë te Faqja. Ju duhet ta vizitoni këtë Faqe rregullisht për të rishikuar Politikën në fuqi.
Si të na kontaktoni. Kjo Faqe i përket dhe operohet nga shoqëria MPAY me adresë në Njësia Administrative nr.5, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 1, Tiranë, Shqipëri. Për çdo ankesë, pyetje apo korrespondencë të përgjithshme, ju lutemi, kontaktoni në [email protected].
Markat dhe e drejta e autorit. Kjo Faqe, përmbajtja dhe materialet në të mbrohen nga e drejta e autorit, e drejta mbi markat, sekretet tregtare apo të drejta të tjera të pronësisë industriale apo intelektuale.
Përdorimi nga ana juaj i materialeve të përmbajtura në këtë Faqe. Përdorimi nga ana juaj i kësaj Faqeje i nënshtrohet këtyre kushteve të përdorimit dhe kësaj politike privatësie. Modifikimi apo përdorimi i materialeve të kësaj Faqeje për qëllime që nuk lejohen nga kjo Politikë mund të jetë një shkelje e të drejtave të autorit dhe/ose të pronësisë industriale dhe është i ndaluar. Ju mund të aksesoni dhe shfaqni materiale të kësaj Faqeje vetëm për qëllime jotregtare apo personale. Materialet e kësaj Faqeje nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, ngarkohen, postohen, transmetohen, shpërndahen apo të përdoren në çfarëdo mënyre tjetër përveç se nëse kjo autorizohet specifikisht prej nesh. Përdorimi i materialeve në website, aplikacione, shërbime apo media të tjera përveç Faqes është i ndaluar.
Ligji i zbatueshëm. Kjo Politikë do të qeveriset nga dhe do të interpretohet dhe zbatohet sipas ligjit shqiptar.
Tërësia e Politikës. Nëse ndonjë nga parashikimet e këtushme rezulton i pazbatueshëm, i pavlefshëm apo kundër legjislacionit në fuqi, atëherë, parashikimi në fjalë do të konsiderohet i ndarë nga kjo Politikë dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e parashikimeve të mbetura.
9.2 Ne rezervojmë të drejtën për të ushtruar të drejtat e pronësisë mbi informacionin dhe përmbajtjen e publikuar në Faqe. Kjo Faqe ofron të dhëna dhe informacion mbi përdorimin e KUIK. Për këtë arsye, ne autorizojmë vizitorët e Faqes të përdorin këtë informacion sipas nevojave të tyre, vetëm duke marrë parasysh dhe duke përmbushur kushtet e mëposhtme:
- Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar dhe përditësuar informacionin dhe të dhënat e publikuara në këtë Faqe. Në këta raste, vizitori duhet t’i referohet gjithmonë informacionit dhe të dhënave më të fundit;
- Ne nuk përgjigjemi dhe nuk jemi përgjegjës për asnjë dëm të asnjë lloji që mund të rezultojë nga përdorimi i informacionit të publikuar në këtë Faqe;
- Informacioni i publikuar në këtë Faqe (duke përfshirë logot, imazhet, njoftimet për shtyp, buletinet, dokumentet, etj.) është pronë e shoqërisë ose e pronarëve të tyre përkatës.
Kjo Politikë u hartua me qëllim për të qenë e qartë dhe e shkurtër. Në të nuk jepen detaje të plota të të gjitha aspekteve të përpunimit të të dhënave personale. Ne jemi të gatshëm t’ju japim çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm. Çdo kërkesë duhet të dërgohet në adresën e emailit: [email protected].
Ky dokument është hartuar në gjuhën shqipe dhe angleze, ku mbizotëron versioni shqip.
Kjo Politikë hyn në fuqi me publikimin e saj në Faqe.