POLITIKA E PRIVATËSISË E KUIK
Hyrje
I nderuar Përdorues,
Ju falenderojmë që jeni regjistruar në dhe po përdorni KUIK. Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne. Ky dokument përbën politikën e privatësisë (“Politika”) të KUIK dhe duke u regjistruar në dhe/ose duke përdorur KUIK, ju konfirmoni se keni lexuar, bini dakord dhe pranoni parashikimet e kësaj Politike. Kjo Politikë shpjegon se ç’të dhëna mbledh KUIK rreth Përdoruesve të tij, qëllimin e mbledhjes, përpunimin e kryer dhe masat e marra nga Banka për mbrojtjen e të dhënave personale dhe informacionit të tyre. Kjo Politikë mund të ndryshojë në të ardhmen, megjithatë, në asnjë rast, nuk do të kufizojë të drejtat e garantuara nga ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Me regjistrimin në KUIK, Përdoruesi ka kuptuar dhe pranuar Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të KUIK dhe këtë Politikë, duke dhënë pëlqimin e tij për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale dhe informacionit të tij për qëllimet e përdorimit të KUIK.
Kjo Politikë zbatohet vetëm për të dhënat që mbledhim nëpërmjet KUIK ose në lidhje me të. Kjo Politikë nuk zbatohet për të dhënat që: (i) mbledhim offline ose nëpërmjet mjeteve të tjera, duke përfshirë aplikacionet apo uebsajtet e tjera të Bankës, duke përfshirë uebsajtet që mund të aksesoni përmes KUIK; ose (ii) ju jepni ose që mblidhen nga një palë e tretë. Uebsajtet dhe aplikacionet tona të tjera dhe këto palë të treta mund të kenë politikat e tyre të privatësisë, të cilat duhet t’i lexoni përpara se të jepni të dhëna në to ose nëpërmjet tyre.
PËLQIMI
Ju lutemi, lexojeni me kujdes këtë Politikë për të kuptuar politikat dhe praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja dhe mënyrën se si do t’i trajtojmë ato. Nëse nuk jeni dakord me politikat dhe praktikat tona, mos shkarkoni, mos u regjistroni në ose mos përdorni KUIK. Duke shkarkuar dhe instaluar, regjistruar në ose duke përdorur KUIK, ju bini dakord me këtë Politikë Privatësie dhe mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja nga Banka sipas kushteve të kësaj Politike. Kjo Politikë mund të ndryshojë herë pas here. Duke vazhduar së përdoruri KUIK pasi ne të bëjmë ndryshime, konsiderohet si pranim i këtyre ndryshimeve, prandaj ju lutemi, shqyrtojeni rregullisht Politikën për përditësime.
- INFORMACION I PËRGJITHSHËM
1.1 Qëllimi i Politikës është përkufizimi dhe shpjegimi i politikës së privatësisë dhe masave të marra nga Banka në lidhje me të dhënat personale/informacionin e Përdoruesve kur përdorin KUIK. Kjo Politikë zbatohet për të dhënat e marra nga Banka nëpërmjet regjistrimit në dhe përdorimit të KUIK.
1.2 Për qëllimet e ofrimit të shërbimeve të saj, Banka mbledh të dhëna personale kur Përdoruesi regjistrohet në KUIK duke pranuar Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të KUIK. Këto dhëna personale merren vetëm me pëlqimin e Përdoruesit. Në momentin e regjistrimit në KUIK, Përdoruesi konfirmon plotësinë dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe jep pëlqimin për përpunimin e informacionit të dhënë prej tij, si dhe për njoftime promocionale me mjete të ndryshme komunikimi (p.sh. telefon, e-mail, etj.). Të dhënat personale mblidhen, përpunohen dhe ruhen në përputhje të plotë me dispozitat e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe legjislacionin përkatës të zbatueshëm. Këto veprime kryhen në zbatim të parimit të respektimit dhe garantimit të të drejtave dhe lirive themelore të personit dhe specifikisht të së drejtës për privatësi. Një person nuk mund të përdorë KUIK nëse ai nuk pranon përpunimin e të dhënave të tij personale për qëllime të regjistrimit në dhe përdorimit të KUIK.
1.3 Të dhënat personale dhe informacioni i Përdoruesve janë një çështje e një rëndësie të lartë për Bankën dhe Banka ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre dhe për zbatimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor në fuqi për të dhënat personale dhe legjislacione të tjetra të zbatueshme. Banka zbaton një sistem sigurie informacioni të standardeve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave personale dhe informacionit të Përdoruesve, në përputhje të plotë me legjislacionin e zbatueshëm. Banka përdor masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nga manipulimi, humbja, shkatërrimi dhe aksesi ose përhapja e paautorizuar. Të dhënat personale të Përdoruesve përpunohen nga Banka vetëm për qëllimet e ofrimit të KUIK dhe përputhshmërisë me legjislacionin e zbatueshëm (p.sh. ligjet kundër pastrimit të parave, qëllime hetimore, etj.), me pëlqimin e Përdoruesve dhe në përputhje me legjislacionin përkatës shqiptar dhe dispozitat e GDPR-së. Në kuadrin e zbatimit të këtyre masave, Banka ka miratuar dhe zbaton rregullore dhe procedura të saj të brendshme në lidhje me sigurinë e informacionit.
- PËRKUFIZIME
2.1 “Banka”/“Ne” – Raiffeisen Bank, një shoqëri aksionare, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NUIS J61911005B dhe mbajtëse e licencës bankare të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, e cila u ofron KUIK Përdoruesve.
“Cenim i të dhënave personale” – çdo cenim i sigurisë, që mund të shkaktojë në mënyrë aksidentale ose të paligjshme shkatërrimin, humbjen, ndryshimin, përhapjen ose aksesin e paautorizuar të të dhënave personale të ruajtura, të transmetuara ose të përpunuara në ndonjë mënyrë tjetër.
“E dhënë personale” – çdo informacion në lidhje me një subjekt të dhënash.
“GDPR” – Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (2016/679).
“Instrumente elektronike” – do të thotë kompjuteri, programet kompjuterike dhe çdo mjet, elektronik ose automatik, me të cilat bëhet përpunimi i të dhënave.
“Komisionieri” – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Kontrollues” – personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili, vetëm ose së bashku me të tjerët, përcakton qëllimet e mjetet e përpunimit të të dhënave personale.
“KUIK ” – shërbimi që u ofrohet Përdoruesve nga Banka, përmes aplikacionit KUIK, duke mundësuar transferta brenda vendit midis llogarive bankare, brenda të njëjtës bankë apo midis bankave.
“Ligji” – ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.
“Marrës” – personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, të cilit i janë përhapur ose vënë në dispozicion të dhënat personale, qoftë ky një palë e tretë ose jo.
“Pëlqim i subjekteve të të dhënave” – çdo element tregues i vullnetit të subjektit të të dhënave, i dhënë lirisht, i informuar dhe i qartë, nëpërmjet të cilit ai, me anë të një deklarate ose me çdo lloj shfaqjeje tjetër të padyshimtë pohuese të vullnetit, shpreh dakordësinë për përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të.
“Përdoruesi”/“Ti” – do t’i referohet të gjithë klientëve të Bankës, të cilët kanë të paktën një llogari bankare aktive pranë Bankës dhe që janë regjistruar në dhe/ose përdorin KUIK për të dërguar dhe/ose marrë fonde, dhe të cilët, për këtë qëllim, kanë pranuar Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të KUIK.
“Përhapje” – komunikimi i të dhënave personale ndërmjet kontrolluesve apo komunikimi i të dhënave personale te çdo person tjetër, përveç përpunuesit apo subjektit të të dhënave personale, përfshirë edhe publikimin.
“Përpunim” – çdo veprim ose një grup veprimesh, që kryhet mbi të dhënat personale ose grupe të dhënash personale, pavarësisht nëse kryhen me mjete të automatizuara ose jo, të tilla, si: mbledhja, regjistrimi, organizimi, strukturimi, ruajtja, përshtatja ose ndryshimi, rikthimi, konsultimi, përdorimi, përhapja me anë të transmetimit, shpërndarjes ose vënies në dispozicion në ndonjë mënyrë tjetër, lidhja ose kombinimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi.
“Përpunues” – personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili përpunon të dhëna personale për llogari të kontrolluesit.
“Profilizim” – çdo formë e përpunimit të automatizuar të të dhënave personale, që konsiston në përdorimin e të dhënave për të vlerësuar aspekte të caktuara që lidhen me një person fizik, veçanërisht për të analizuar ose për të parashikuar aspekte lidhur me performancën në punë, gjendjen ekonomike, shëndetin, preferencat personale, interesat, besueshmërinë, sjelljen, vendndodhjen ose lëvizjet e tij.
“Pseudonimizim” – përpunimi i të dhënave në mënyrë të tillë që ato të mos i atribuohen një subjekti specifik të dhënash pa përdorimin e informacioneve shtesë, me kusht që ky informacion shtesë të ruhet veçmas e t’u nënshtrohet masave teknike dhe organizative të marra për të siguruar se të dhënat personale nuk mund t’i atribuohen një personi fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.
“Sistem arkivimi” – çdo grup i strukturuar i të dhënave personale, i cili është i aksesueshëm në bazë të kritereve specifike dhe që mund të jetë i centralizuar, i decentralizuar ose i shpërndarë në mënyrë funksionale, ose gjeografike.
“Subjekt i të dhënave personale” – çdo person fizik i identifikuar ose i identifikueshëm; një person është i identifikueshëm nëse mund të arrihet në identifikimin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt ose tërthorazi një apo disa faktorëve identifikues të veçantë, si: emri, numri i identifikimit, të dhënat për vendndodhjen, një identifikues në internet, ose një apo më shumë faktorëve specifikë, lidhur me identitetin e tij fizik, fiziologjik, identitetin gjenetik, mendor, ekonomik, kulturor ose shoqëror.
“Të dhëna sensitive” – kategori të veçanta të të dhënave personale, që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, besimin fetar ose pikëpamjet filozofike, anëtarësimin në sindikata, të dhënat gjenetike, të dhënat biometrike, të dhënat për shëndetin, jetën ose orientimin seksual të një personi.
2.2 Përsa i përket termave të përdorur në këtë Politikë që nuk janë përfshirë më sipër, do të zbatohen përkufizimet dhe parashikimet e Ligjit.
- TË DHËNAT QË MBLEDHIM DHE SI I MBLEDHIM
3.1 Të dhënat që na jepni ju
Kur ju instaloni dhe regjistroheni në dhe/ose përdorni KUIK, do t’ju kërkojmë të dhënat përmes të cilave ju mund të identifikoheni personalisht, si: emri; mbiemri; Numri Personal; datëlindja; MSISDN; numri i llogarisë bankare (IBAN), adresa; adresa e e-mail-it.
Ne gjithashtu mbledhim/aksesojmë të dhëna që kanë të bëjnë me ju, por që nuk ju identifikojnë individualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
- Informacionin që ju na jepni duke përdorur KUIK. Kjo përfshin informacionin e dhënë në momentin e regjistrimit për të përdorur KUIK dhe kur kërkoni shërbime të tjera. Ne mund t’ju kërkojmë gjithashtu informacion kur raportoni një problem me KUIK.
- Listën e kontakteve telefonike.
- Rekordet dhe kopje të korrespondencës tuaj (duke përfshirë adresat e e-mail-it dhe numrat e telefonit) nëse na kontaktoni.
- Detaje të transaksioneve që kryeni përmes KUIK dhe të përmbushjes së kërkesave tuaja.
Këto të dhëna përpunohen nga Banka vetëm për qëllimet e ofrimit dhe përdorimit të KUIK dhe për të zbatuar legjislacionin përkatës të zbatueshëm (p.sh. dispozitat kundër pastrimit të parave, qëllime hetimore, etj.) Përdorimi i të dhënave personale për dërgimin e mesazheve informative ose informacioneve komerciale te Përdoruesit në lidhje me KUIK bëhet vetëm me pëlqimin paraprak të Përdoruesit. Të dhënat personale përpunohen:
- për ta bërë individin Përdorues të KUIK;
- për të mundësuar përdorimin e KUIK;
- për të komunikuar me Përdoruesin;
- për të ofruar kujdes ndaj Përdoruesit;
- për të zbatuar termat dhe kushtet tona;
- për pajtueshmërinë ligjore dhe zbatimin e detyrimeve ligjore.
3.2 Mbledhja dhe gjurmimi automatik i informacionit
Kur instaloni dhe aksesoni dhe/ose përdorni KUIK, ai mund të përdorë teknologji për të mbledhur automatikisht:
- Detaje të përdorimit. Kur ju aksesoni dhe përdorni KUIK, ne mund të mbledhim automatikisht disa detaje të aksesit tuaj dhe përdorimit të tij prej jush, duke përfshirë logs dhe të dhëna të tjera të komunikimit dhe burimet që ju aksesoni dhe përdorni në ose nëpërmjet KUIK.
- Të dhëna të pajisjes. Ne mund të mbledhim të dhëna për pajisjen tuaj celulare, duke përfshirë identifikuesin unik të pajisjes, sistemin operativ dhe operatorin celular.
3.3 Banka nuk mbledh dhe as nuk përpunon të dhëna sensitive siç përkufizohen në Ligj.
- SI I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA
4.1 Ne i përdorim të dhënat që mbledhim për ju ose që ju na jepni, duke përfshirë të dhëna personale, për:
- T’ju ofruar KUIK dhe përmbajtjen e tij, dhe çdo informacion, produkt ose shërbim tjetër që kërkoni nga ne.
- Të përmbushur çdo qëllim tjetër për të cilin ju jepni të dhënat.
- Të përmbushur detyrimet tona dhe ushtruar të drejtat tona që burojnë nga çdo kontratë që kemi lidhur me ju.
- Për t’ju kontaktuar me e-mail, telefonata, SMS ose forma të tjera ekuivalente të komunikimit elektronik, si p.sh. njoftimet shtytëse të një aplikacioni celular në lidhje me përditësimet ose komunikimet informuese të lidhura me funksionalitetet ose produktet që lidhen me KUIK, duke përfshirë përditësimet, kur është e nevojshme ose e arsyeshme për zbatimin e tyre.
- T’ju njoftuar për ndryshimet në çdo produkt ose shërbim që ne ofrojmë përmes tij.
- Për t’u përputhur me legjislacionin përkatës.
- Për qëllime të tjera: Ne mund t’i përdorim të dhënat tuaja për qëllime të tjera, të tilla si analiza e të dhënave, identifikimi i tendencave të përdorimit, përcaktimi i efektivitetit të fushatave tona promocionale dhe për të vlerësuar dhe përmirësuar produktet, shërbimet, marketingun dhe përvojën tuaj.
- ZBULIMI I TË DHËNAVE TUAJA
5.1 Ne mund të zbulojmë të dhëna të agreguara rreth Përdoruesve dhe informacione që nuk identifikojnë asnjë individ apo pajisje. Përveç kësaj, ne mund të zbulojmë të dhëna personale që ne mbledhim ose që ju jepni:
- te filialet tona;
- te kontraktorët, ofruesit e shërbimeve dhe palë të treta të tjera që përdorim për të mbështetur biznesin tonë dhe që janë të detyruara nga detyrime kontraktuale për ta mbajtur të dhënat personale konfidenciale dhe për t’i përdorur ato vetëm për qëllimet për të cilat ua zbulojmë atyre;
- te një blerës ose pasardhës tjetër në rast të një bashkimi, shkrirjeje, ristrukturimi, riorganizimi, shpërbërjeje apo shitjeje ose transferimi të disa ose të gjitha aseteve të Bankës, qoftë si një shoqëri në aktivitet ose qoftë si pjesë e falimentimit, likuidimit apo procedurave të ngjashme, ku të dhënat personale të mbajtura nga Banka rreth Përdoruesve të KUIK janë mes aseteve të transferuara;
- për të realizuar qëllimin për të cilin ju na i jepni;
- për çdo qëllim tjetër te zbuluar prej nesh kur ju na jepni informacionin;
- me pëlqimin tuaj;
- për të respektuar çdo urdhër gjykate, ligj ose proces ligjor, përfshirë për t’iu përgjigjur kërkesave shtetërore ose rregullatore;
- për të ushtruar të drejtat tona që burojnë nga çdo kontratë që kemi lidhur me ju;
- nëse besojmë se zbulimi është i nevojshëm ose i përshtatshëm për të mbrojtur të drejtat, pronën ose sigurinë tonë, ose të klientëve tanë ose të të tjerëve.
5.2 Banka nuk i ndan të dhënat tuaja personale me palë të treta të palidhura për qëllime promovuese.
- PARIMET E PËRGJITHSHME TË PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
6.1 Të dhënat personale dhe informacionet e Përdoruesve përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të KUIK, për zgjidhjen e ankesave/kërkesave të Përdoruesve dhe/ose për përputhshmërinë ligjore. Ato përpunohen vetëm për kohën e nevojshme për përmbushjen e qëllimeve për të cilat janë mbledhur. Zbatohen masa të larta sigurie për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm dhe të padrejtë të tyre dhe ndërhyrjen e paautorizuar në to. Të dhënat personale dhe informacionet mbahen të sigurta dhe nuk keqpërdoren apo korruptohen në asnjë mënyrë. Siguria nuk ka të bëjë vetëm me masat fizike, por ka të bëjë edhe me organizimin e punës, në mënyrë që rreziku të minimizohet. Banka merr të gjithë hapat e nevojshëm dhe garanton që stafi të jetë i ndërgjegjësuar dhe i trajnuar për domosdoshmërinë e sigurisë dhe zbatimin e saj. Niveli i sigurisë merr parasysh natyrën e të dhënave që përpunohen, vlerën e të dhënave personale dhe dëmin që mund të shkaktohet nga përdorimi i tyre nga persona të paautorizuar, nga humbja ose shkatërrimi i tyre, mundësitë teknologjike dhe kostot e kërkuara për zbatimin e tyre. Të dhënat personale të Përdoruesve mbahen për 5 vjet pas datës së terminimit të KUIK ose për një periudhë më të gjatë nëse kërkohet nga legjislacioni i zbatueshëm.
Përpunimi i të dhënave personale bazohet në kriteret e përcaktuara në Ligj si më poshtë:
- Parimi i ligjshmërisë, i drejtësisë dhe i transparencës: përpunimi kryhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë e transparente kundrejt subjektit të të dhënave.
- Parimi i përpunimit në përputhje me qëllimin: të dhënat personale mblidhen për një qëllim specifik e të ligjshëm, të përcaktuar qartë në momentin e mbledhjes, dhe nuk përpunohen më tej për një qëllim tjetër, që nuk është në përputhje me qëllimin fillestar.
- Parimi i minimizimit të të dhënave: të dhënat personale janë të përshtatshme e të nevojshme për qëllimin e përpunimit dhe të kufizuara në masën që është e nevojshme për realizimin e qëllimit.
- Parimi i saktësisë së të dhënave: të dhënat personale janë të sakta e të përditësuara kur kjo është e nevojshme, si dhe, në përputhje me qëllimin e përpunimit, ndërmerren të gjithë hapat e nevojshëm për fshirjen e korrigjimin e menjëhershëm të të dhënave të pasakta ose të paplota.
- Parimi i kufizimit të ruajtjes në kohë: të dhënat personale mbahen në një formë që lejon identifikimin e subjekteve të të dhënave për një periudhë jo më të gjatë se sa është e nevojshme për qëllimin për të cilin ato përpunohen. Të dhënat personale mund të ruhen për periudha më të gjata, me kusht që ato të përpunohen vetëm për qëllime arkivimi në interesin publik, qëllime kërkimore, shkencore apo historike ose qëllime statistikore, duke zbatuar masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur të drejtat e liritë e subjektit të të dhënave.
- Parimi i integritetit dhe i konfidencialitetit: të dhënat personale përpunohen në mënyrë të tillë që të garantohet siguria e nevojshme e të dhënave personale, duke përfshirë mbrojtjen nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm dhe humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental, nëpërmjet përdorimit të masave të duhura teknike dhe organizative.
- Parimi i përgjegjshmërisë: kontrolluesi është përgjegjës dhe duhet të jetë në gjendje të provojë përputhshmërinë me parimet e parashikuara këtu.
6.2 Mbrojtja e të dhënave personale garantohet nga përpunimi i tyre në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme nga Banka për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale ose ligjore të Bankës që rrjedhin nga Kushtet dhe Termat e Përgjithshme të KUIK dhe kuadri ligjor në fuqi, si dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për Përdoruesit.
6.3 Përdoruesit kanë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Ligj.
6.4 Pëlqimi i përdoruesit. Banka merr pëlqimin paraprak të Përdoruesit, të dhënat personale të të cilit përpunohen. Përdoruesi ka të drejtë të tërheqë pëlqimin e tij për sa më sipër. Me regjistrimin në KUIK dhe pranimin e Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të KUIK, Përdoruesi do të konsiderohet se ka kuptuar dhe autorizon me vullnet të të lirë dhe në mënyrë eksplicite Bankën që t’u transmetojë ofruesve të shërbimeve dhe/ose kontraktorëve të saj për përpunim, të dhënat personale të Përdoruesve, për qëllime të ofrimit të KUIK.
Me pranimin e Termave dhe Kushteve të Përgjithshme të KUIK, Përdoruesi jep pëlqimin e tij të qartë për të marrë komunikime në lidhje me përdorimin dhe shërbimet e ofruara nga KUIK, nëpërmjet SMS-ve dhe/ose kanaleve të tjera të komunikimit që mund të jenë të disponueshme si për Bankën ashtu edhe për Përdoruesin. Përdoruesi ka të drejtë ta revokojë këtë pëlqim në çdo kohë duke e kërkuar këtë.
6.5 Përdoruesi konfirmon plotësinë dhe saktësinë e informacionit të dhënë, si dhe deklaron se ka plotësuar saktë dhe në mënyrë të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për plotësinë, përditësimin e të dhënave të regjistruara për të siguruar që informacioni të përditësohet vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë, duke shkuar fizikisht në Bankë.
- TË DREJTAT E SUBJEKTIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
7.1 Subjektet e të dhënave personale kanë të gjitha të drejtat e njohura nga Ligji.
7.2 E drejta për informim
Kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave dhe subjekti i të dhënave nuk e ka informacionin e përmendur më poshtë, Banka i jep atij informacionin e mëposhtëm lidhur me:
- identitetin dhe të dhënat e kontaktit të Bankës dhe, sipas rastit, të dhënat e kontaktit të përfaqësuesit, si dhe të nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave të Bankës;
- qëllimet e përpunimit për të cilat janë të destinuara të dhënat personale, si dhe bazën ligjore për përpunimin;
- ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe profilizimit, sipas parashikimeve të ligjit, dhe, të paktën, në ato raste, informacionin e duhur lidhur me logjikën përkatëse, si dhe rëndësinë e pasojat e parashikuara të këtij përpunimi për subjektin e të dhënave;
- periudhën e parashikuar të mbajtjes së të dhënave personale ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e përdorura për të përcaktuar këtë periudhë;
- ekzistencën e së drejtës për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë, pa ndikuar në ligjshmërinë e përpunimit, bazuar në pëlqimin para tërheqjes së tij, kur përpunimi kryhet mbi bazën e pëlqimit dhe të interesit të ligjshëm të Bankës ose të palës së tretë, kur përpunimi kryhet mbi bazën e një interesi të ligjshëm;
- informacion, nëse subjekti i të dhënave është i detyruar ose jo të japë të dhënat dhe nëse dhënia e të dhënave personale është detyrim që buron nga legjislacioni në fuqi, kushtet e kontratës apo kushtet për të hyrë në një marrëdhënie kontraktore, si dhe pasojat e mundshme nga mosdhënia e këtyre të dhënave;
- marrësit ose kategoritë e marrësve, nëse ka;
- nëse të dhënat do të transferohen në vende të huaja dhe, nëse po, si garantohet mbrojtja e duhur, përfshirë informacionin për masat e përshtatshme të mbrojtjes dhe mënyrën me të cilat mund të merret një kopje e tyre ose vendin ku ofrohen ato;
- ushtrimin e të drejtave sipas Ligjit, si dhe për të drejtën për të paraqitur ankesë te Komisioneri.
Informacioni i mësipërm jepet:
- kur të dhënat personale mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave, përpara se subjekti i të dhënave të ofrojë të dhënat;
- kur të dhënat personale nuk mblidhen me bashkëpunimin e subjektit të të dhënave:
- brenda një afati të arsyeshëm, por jo më vonë se 30 ditë pasi të jenë marrë të dhënat; ose
- nëse të dhënat personale do të përdoren për komunikim me subjektin e të dhënave, jo më vonë se momenti i komunikimit të parë me subjektin e të dhënave; ose
- kur parashikohet përhapja tek një marrës tjetër, jo më vonë se momenti kur të dhënat personale janë përhapur për herë të parë.
7.3 E drejta për akses
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të marrë nga Banka, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së kërkesës, një konfirmim nëse të dhënat personale në lidhje me të janë duke u përpunuar apo jo, si dhe, kur është rasti, të ketë akses në të dhënat personale dhe informacionin e mëposhtëm:
- qëllimin e përpunimit;
- ekzistencën dhe logjikën e vendimmarrjes automatike dhe të profilizimit dhe informacionin e duhur lidhur me logjikën përkatëse, si dhe rëndësinë e pasojat e parashikuara të këtij përpunimi për subjektin e të dhënave;
- afatin e parashikuar të ruajtjes së të dhënave personale ose, nëse kjo nuk është e mundur, kriteret që përdoren për të përcaktuar këtë afat;
- bazën ligjore të përpunimit;
- kategoritë e të dhënave personale në fjalë, duke përfshirë, në rastet kur të dhënat personale nuk janë mbledhur nga subjekti i të dhënave, çdo informacion të disponueshëm për burimin e këtyre të dhënave;
- marrësit ose kategoritë e marrësve, të cilëve u janë përhapur ose do t’u përhapen të dhënat personale, në veçanti, marrësit në vendet e huaja ose organizatat ndërkombëtare, përfshirë rastin kur të dhënat transferohen në vende të huaja dhe, nëse po, si sigurohet mbrojtja e duhur;
- ekzistencën e të drejtave sipas Ligjit dhe të drejtën për të paraqitur ankesë te Komisioneri.
7.4 E drejta për korrigjim dhe fshirje
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e korrigjimit nga Banka të të dhënave personale të pasakta, që lidhen me të sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës. Në përputhje me qëllimet e përpunimit, subjekti i të dhënave ka të drejtën e plotësimit të të dhënave personale jo të plota edhe me anë të një deklarate plotësuese.
Subjekti i të dhënave ka të drejtën e fshirjes nga Banka të të dhënave personale që lidhen me të dhe Banka ka detyrimin të fshijë të dhënat personale sa më shpejt të jetë e mundur, jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës, në rastet kur:
- të dhënat personale nuk janë më të nevojshme për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur ose përpunuar;
- subjekti i të dhënave e tërheq pëlqimin mbi të cilin bazohet përpunimi dhe nuk ka shkak tjetër ligjor për përpunimin;
- subjekti i të dhënave e kundërshton përpunimin, në pajtim ligjin;
- të dhënat personale janë përpunuar në mënyrë të paligjshme;
- të dhënat personale duhet të fshihen për të përmbushur një detyrim ligjor të Bankës;
- të dhënat personale janë mbledhur në kuadër të ofrimit në internet të mallrave ose të shërbimeve siç parashikohet në ligj.
Lidhur me këtë të drejtë, Ligji parashikon disa përjashtime në rastet e përpunimit të përmendura në të.
7.5 E drejta për t’u harruar
Kur Banka ka publikuar të dhëna personale dhe sipas Ligjit detyrohet t’i fshijë ato, bazuar në teknologjinë e zbatueshme dhe në koston e zbatimit, ndërmerr hapa të arsyeshëm, përfshirë masat teknike, për të informuar kontrolluesit që janë duke përpunuar këto të dhëna personale, që subjekti i të dhënave ka kërkuar fshirjen e çdo lidhjeje, kopjeje ose riprodhimi të këtyre të dhënave personale.
Me kërkesën e subjektit të të dhënave, operatorët e motorëve të kërkimit në internet janë të detyruar të fshijnë nga rezultatet që shfaqen pas një kërkimi të kryer në bazë të emrit të subjektit të të dhënave informacionin, i cili nuk është më aktual me kalimin e kohës, por që, kur gjendet, ka një ndikim negativ të konsiderueshëm në reputacionin e subjektit të të dhënave.
7.6 E drejta për kufizimin e përpunimit
Subjekti i të dhënave ka të drejtë për kufizimin e përpunimit të të dhënave nga Banka kur ekziston një nga rastet e mëposhtme:
- subjekti i të dhënave kundërshton saktësinë e të dhënave të tij për një afat që i mundëson Bankës të verifikojë saktësinë e të dhënave personale;
- përpunimi është i paligjshëm dhe subjekti i të dhënave e kundërshton fshirjen e të dhënave personale dhe, në vend të saj, kërkon kufizimin e përdorimit të tyre;
- Bankës nuk i nevojiten më të dhënat personale për qëllimin e përpunimit, por kërkohen nga subjekti i të dhënave për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës ose autoriteteve publike; ose
- subjekti i të dhënave ka kundërshtuar përpunimin sipas Ligjit. Kufizimi zgjat përgjatë periudhës së nevojshme për verifikimin nëse arsyet e ligjshme të Bankës kanë përparësi mbi ato të subjektit të të dhënave.
Kur përpunimi është kufizuar sipas paragrafit të mësipërm, me përjashtim të ruajtjes, të dhënat do të përpunohen vetëm:
- pas marrjes së pëlqimit të subjektit të të dhënave;
- për paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës ose autoriteteve publike;
- për mbrojtjen e të drejtave të një personi tjetër fizik ose juridik, të cilat kanë përparësi mbi të drejtat e subjektit të të dhënave; ose
- për një interes të rëndësishëm publik.
Banka njofton paraprakisht subjektin e të dhënave për heqjen e kufizimit të përpunimit të tyre. Nëse Banka refuzon kërkesën, subjekti i të dhënave mund të paraqesë ankesë te Komisioneri dhe të kërkojë marrjen e një vendimi paraprak për kufizimin e përpunimit.
7.7 E drejta për transferueshmërinë e të dhënave
Kur të dhënat personale i jepen një kontrolluesi nga subjekti i të dhënave, me pëlqimin e tij ose për përmbushjen e një kontrate, dhe përpunimi kryhet me mjete automatike, subjekti i të dhënave ka të drejtën t’i marrë ato nga Banka në një format të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe të lexueshëm nga pajisjet dhe t’i transferojë pa pengesa tek një kontrollues tjetër.
Gjatë ushtrimit të së drejtës si më sipër, dhe kur është teknikisht e mundur, subjekti i të dhënave ka të drejtë që të dhënat e tij personale të transferohen drejtpërdrejt nga një kontrollues tek një kontrollues tjetër.
Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk cenon të drejtën për fshirjen e tyre sipas ligjit. E drejta për transferueshmërinë e të dhënave nuk mund të ushtrohet kur përpunimi i të dhënave është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik ose kur Bankës i është dhënë e drejta për të ushtruar funksione, detyra ose kompetenca publike në bazë të legjislacionit në fuqi. Ushtrimi i së drejtës për transferueshmërinë e të dhënave nuk duhet të cenojë të drejtat dhe liritë themelore të personave të tjerë.
7.8 E drejta për të kundërshtuar
Subjekti i të dhënave ka të drejtën të kundërshtojë në çdo kohë, për arsye që lidhen me situatën e tij të veçantë, përpunimin e të dhënave personale në lidhje me të, përfshirë profilizimin sipas parashikimeve ligjore. Banka nuk do t’i përpunojë më të dhënat personale, me përjashtim të rastit kur provon se ka arsye të forta legjitime për përpunimin, të cilat mbizotërojnë mbi interesat, të drejtat dhe liritë e subjektit të të dhënave, veçanërisht kur kanë të bëjnë me paraqitjen e një kërkese apo ushtrimin ose mbrojtjen e një të drejte, detyrimi, apo interesi të ligjshëm përpara gjykatës, ose autoriteteve publike.
Kur të dhënat personale përpunohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë dhe pa u detyruar të shpjegojë arsyet, përpunimin e të dhënave të tij personale për këtë qëllim, që përfshin profilizimin për aq sa është i lidhur me të. Pas ushtrimit të kësaj të drejte, Banka është e detyruar të ndërpresë përpunimin e të dhënave personale për këtë qëllim.
Jo më vonë se gjatë komunikimit të parë me subjektin e të dhënave, Banka informon subjektin e të dhënave mbi të drejtën për të kundërshtuar në mënyrë të shprehur, të qartë dhe të veçuar nga informacionet e tjera.
Nëse të dhënat personale përpunohen për qëllime të kërkimeve shkencore ose historike, ose për qëllime statistikore, subjekti i të dhënave, për shkaqe që lidhen me gjendjen e tij të veçantë, ka të drejtë të kundërshtojë përpunimin e të dhënave personale të tij, me përjashtim të rastit kur përpunimi është i nevojshëm për kryerjen e një detyre me interes publik.
7.9 E drejta për të mos iu nënshtruar vendimeve automatike
Subjekti i të dhënave ka të drejtë të mos jetë subjekt i një vendimi që bazohet vetëm në përpunimin automatik të të dhënave, përfshirë profilizimin, i cili shkakton pasoja ligjore ose pasoja të ngjashme të rënda mbi të.
Kjo nuk zbatohet nëse vendimi:
- është i nevojshëm për lidhjen ose zbatimin e një kontrate ndërmjet subjektit të të dhënave dhe kontrolluesit; ose
- autorizohet nga një ligj, të cilit i nënshtrohet Banka dhe që përcakton edhe masat e përshtatshme për të mbrojtur të drejtat e liritë dhe interesat legjitimë të subjektit të të dhënave; ose
- bazohet në pëlqimin e dhënë nga subjekti, të cilit i përkasin të dhënat.
Në këto raste, Banka zbaton masa të përshtatshme për të mbrojtur të drejtat, liritë themelore dhe interesat e ligjshëm të subjektit të të dhënave, si dhe të drejtën e subjektit të të dhënave për ndërhyrje manuale nga ana e Bankës për të shprehur këndvështrimin e tij dhe për të kundërshtuar vendimin.
7.10 E drejta për t’u ankuar
Çdo person që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet ose të njoftojë Komisionerin dhe të kërkojë ndërhyrjen e tij për vënien në vend të së drejtës së shkelur. Nëse subjekti i të dhënave ka bërë ankim, Banka nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.
7.11 E drejta për kompensimin e dëmit
Çdo person, të cilit i është shkaktuar një dëm si rezultat i përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale, ka të drejtë të kërkojë kompensim, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Civil.
7.12 Çdo kërkesë e Përdoruesit në lidhje me të dhënat personale apo nëse mendoni se privatësia juaj është shkelur duhet të adresohet te: [email protected] ose të dërgohet në adresën e Bankës në: Rruga e Kavajës, Pallati 71, shk.1, ap.4, Tiranë, Shqipëri. Në rast të mosdhënies së informacionit, Banka do t’i shpjegojë Përdoruesit arsyet e mbajtjes së informacionit. Në çdo rast, subjekti i të dhënave personale ka të drejtë të ankohet tek Komisioneri.
- KËRKESAT PËR INFORMACION DHE ANKESAT
8.1 Kërkesat për informacion mbi KUIK përpunohen nga strukturat e Bankës për marrëdhëniet me klientët.
8.2 Banka do t’i përgjigjet çdo kërkese apo ankese brenda 30 ditësh nga data e marrjes së saj apo sipas afateve të tjera të parashikuara nga legjislacioni. Përgjigjja do të jetë me shkrim në adresën prej së cilës ka ardhur kërkesa apo ankesa dhe/ose në formë elektronike kur kërkesa apo ankesa ka ardhur elektronikisht. Banka do të mbajë një regjistër të ankesave, kërkesave ose sugjerimeve të marra, si dhe të përgjigjeve të dhëna.
- MBROJTJA, PËRPUNIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE
9.1 Të gjitha të dhënat personale të mbledhura do të përpunohen siç duhet dhe do të shkatërrohen pas periudhës së caktuar bazuar në afatin kohor të përcaktuar në Ligj dhe legjislacionin përkatës të zbatueshëm. Banka përdor teknika të avancuara dhe moderne për të mirëmbajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Gjithashtu, ne kujdesemi që përpunimi i të dhënave të bëhet nën masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.
9.2 Banka garanton subjektet e të dhënave personale që të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllimet e përdorimit dhe funksionimit të KUIK dhe përputhshmërisë dhe zbatimit të detyrimeve ligjore, duke marrë të gjitha masat e duhura fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit dhe për mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi ose zbulimi i paautorizuar në përputhje me Ligjin. Banka përdor teknologji bashkëkohore për të ruajtur dhe siguruar të dhënat personale elektronike dhe fizike të Përdoruesve dhe informacionin që ajo posedon, si dhe për të parandaluar aksesin e paautorizuar në të dhëna dhe informacion përmes masave të duhura.
9.3 Masat e marra për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale dhe informacionit përfshijnë pa kufizim:
- identifikimin, listimin dhe përditësimin e të dhënave personale;
- aksesin e kufizuar në datacenter-a dhe dhomat e serverave;
- enkriptimin e të dhënave, aty ku është e zbatueshme;
- audit/e për masat e marra për përpunimin e të dhënave personale;
- zbatimin e politikave dhe procedurave për sigurinë e informacionit dhe procedurave të vazhdimësisë së biznesit;
- trajnimin e stafit për procedurat e Politikës dhe masat që duhen marrë;
- menaxhimin e shkeljeve të konfidencialitetit dhe njoftimin e shkeljeve;
- zbatimin e legjislacionit përkatës;
- informimin e Përdoruesve për masat e marra dhe të drejtat e tyre;
- bashkëpunimin e ngushtë dhe komunikimin e vazhdueshëm me Komisionerin;
- zbatimin e angazhimit për konfidencialitetin e informacionit nga punonjësit e Bankës, gjatë dhe pas marrëdhënies së punës me Bankën;
- verifikimin e integritetit të punonjësve të rinj;
- shkatërrimin e të dhënave të ruajtura, në fund të periudhës së ruajtjes, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga legjislacioni në fuqi;
- regjistrimin dhe dokumentimin e modifikimit, korrigjimit, fshirjes dhe transferimit të të dhënave personale dhe veprimeve të tjera në lidhje me to; etj.
Ne zbatojmë masa të dizenjuara për të siguruar të dhënat tuaja personale nga humbja aksidentale dhe aksesi, përdorimi, ndryshimi dhe zbulimi i paautorizuar. Të gjitha informacionet që na jepni ruhen në serverët tanë të sigurt pas firewalls. Të dhënat tuaja personale janë të mbrojtura me fjalëkalime dhe të kufizuara brenda organizatës sonë te punonjësit dhe partnerët e besuar që kanë nevojë për qasje në to në mënyrë që të korrespondojnë me ju dhe të ofrojnë produktet dhe/ose shërbimet që keni kërkuar nga ne. Siguria e të dhënave tuaja varet gjithashtu nga ju. Aty ku ju kemi dhënë (ose ku ju keni zgjedhur) një fjalëkalim për të përdorur KUIK, ju jeni përgjegjës për ta mbajtur këtë fjalëkalim konfidencial. Mos e ndani fjalëkalimin tuaj me askënd. Ne nuk jemi përgjegjës për anashkalimin e cilësimeve të privatësisë ose masave të sigurisë që ne ofrojmë.
- AKSESI NË DHE KORRIGJIMI I TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE
10.1 Ju mund të shqyrtoni dhe ndryshoni të dhënat tuaja personale duke vizituar Bankën. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me të dhënat personale që mund të mbahen nga Banka, mund të na kontaktoni gjithashtu në [email protected]. Me kërkesën tuaj, ne do t’ju japim të dhënat personale nën kontrollin tonë, nëse ka, si dhe informacione në lidhje me mënyrat në të cilat ato përdoren/zbulohen. Ne do të përdorim përpjekje të arsyeshme komerciale për të siguruar që të dhënat personale që mund të përdorim ose zbulojmë janë të sakta dhe të plota. Nëse vërtetoni se të dhënat tuaja janë të pasakta ose të paplota, të dhënat do të ndryshohen përshtatshmërisht. Ne nuk mund t’i fshijmë të dhënat tuaja personale përveçse duke fshirë edhe llogarinë tuaj të përdoruesit. Ne mund të mos pranojmë një kërkesë për të ndryshuar të dhënat nëse besojmë se ndryshimi do të shkelte ndonjë ligj ose kërkesë ligjore ose do të bënte që të dhënat të ishin të pasakta.
- NDRYSHIMET
11.1 Kjo Politikë mund të ndryshohet për të ecur në hap me ndryshimet në KUIK dhe/ose ligjet e zbatueshme për ne, por megjithatë Banka do të zbatojë gjithmonë angazhimin e saj për të respektuar privatësinë e Përdoruesve. Banka do të publikojë çdo rishikim të kësaj Politike, kështu që Banka rekomandon që Përdoruesit të kontrollojnë periodikisht përmbajtjen e saj për të qëndruar të informuar mbi versionin aktual të Politikës së Privatësisë. Vazhdimi i përdorimit të KUIK nga Përdoruesit pas ndryshimeve të kësaj Politike do të thotë se ata pajtohen me këto ndryshime. Është përgjegjësi e Përdoruesve të lexojnë dhe të kenë njohuri për versionin në fuqi të kësaj Politike.
- LIGJI I ZBATUESHËM
12.1 Kjo politikë privatësie dhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me të do të rregullohet dhe interpretohet në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë
- DEKLARATA E PËRDORUESIT
13.1 Unë (Përdoruesi) kuptoj se të dhënat e mia personale, të deklaruara në këtë formular dhe/ose në çdo dokument tjetër (formular/kontratë) të nënshkruar apo deklaruar pranë Bankës, në lidhje me dhe për qëllime të ofrimit të KUIK, janë të dhëna, të cilat do të përpunohen nga kjo e fundit me standardet më të larta të sigurisë si dhe konform parashikimeve ligjore ne fuqi, vetëm për qëllimin e ofrimit të KUIK dhe/ose për të përmbushur një detyrim ligjor që Banka mund të ketë, bazuar në aktet ligjore dhe rregullative në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Kuptoj se mbetet detyrim i imi të përditësoj këto të dhëna personale, sa herë që do të ndryshohen. Gjithashtu, deklaroj se jam njohur me faktin se kam të drejtë, që në çdo kohë, me anë të një kërkese paraprake me shkrim, t’i kërkoj Bankës që të korrigjojë apo të fshijë të dhënat e mia personale.
13.2 Përpunimi i të dhënave personale
Deklaroj se informacioni i dhënë nga ana ime në ketë aplikim është i vërtetë dhe i saktë. Unë jap pëlqimin tim që Banka të mbledhë të dhënat e mia personale si më sipër si edhe t’i përpunojë më tej ato vetëm për qëllimin e ofrimit të KUIK për të cilin po aplikoj. Kuptoj se çdo e dhënë personale lidhur me personin tim do të trajtohet me nje nivel sigurie të standardeve më të larta në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si edhe përputhje me parashikimet e bëra në “Rregulloren e Përgjithshme Europiane Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (“GDPR”).
Gjithashtu, deklaroj dhe jap pëlqimin tim për përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale nga ana e Bankës duke i transferuar këto të dhëna drejt palëve kontraktore të cilat mund të jenë në cilësinë e përpunuesit në kuadër, të çeljes, mirëmbajtjes dhe administrimit të llogarisë rrjedhëse. Në këtë kuadër, jam njohur me faktin që të dhënat e mia personale i transferohen subjektit CRISP Centralised Raiffeisen International Services & Payments S.R.L me seli në Bukuresht- Rumani, në mënyrë që Banka të ushtrojë vigjilencën e duhur si edhe të zbatojë detyrimet e tjera që burojnë nga legjislacioni në fuqi në fushën e parandalimit të pastrimit të parave.
Autorizoj Bankën që të ruajë të dhënat e mia personale për një afat deri në 5 vite pas mbylljes së marrëdhënies me Përdoruesin. Jam njohur nga Banka me faktin që për çdo pyetje apo informacion lidhur me mënyrën e përpunimit të të dhënave të mia personale kam të drejtë të dergoj e-mail në adresën elektronike: [email protected].
Gjithashtu, kuptoj se bazuar në dispozitat e GDPR dhe Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, unë mund të ushtroj në çdo kohë të drejtën për akses apo drejtën për të kërkuar kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale që përpunohen nga ana e Bankës si dhe të gjitha të drejtat e tjera. Gjithashtu në çdo kohë ruaj të drejtën për t’u ankuar tek Komisioneri për të Drejtën Informimit dhe Mbrojtjen të Dhënave Personale dhe ruaj të drejtën për t’u tërhequr nga dhënia e pëlqimit për përpunimin të të e të dhënave në çdo kohë.
13.3 Përpunimi i mëtejshem i të dhënave personale
Jap miratimin tim të pakushtëzuar që Raiffeisen Bank të përdorë të dhënat e mia personale për qëllimin e përfitimit nga ana ime të ofertave promocionale, si pjesë e paketës së produkteve/shërbimeve që Banka ofron (apo do të ofrojë në të ardhmen) nëpërmjet një apo disa prej kanaleve të informimit, duke përfshirë por pa u kufizuar në: i) postë zyrtare ii) SMS iii) telefonatë iv) postë elektronike etj. Në këtë kuadër, autorizoj Raiffeisen Bank që, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si dhe bazuar në dispozitat ligjore dhe rregullative në fuqi, të delegojë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave të mia personale, duke i transferuar këto të dhëna tek palë të treta të specializuara për këtë qëllim. Gjithashtu deklaroj se jam njohur me të drejtën që në çdo kohë të kërkoj nga Banka revokimin e këtij miratimi.