Pyetje të shpeshta

Çfarë është KUIK?

KUIK është një shërbim transferimi parash ndërmjet individëve (nga llogaria bankare – në llogari bankare). Duke vendosur vetëm numrin e telefonit celular të përfituesit, mund të dërgoni dhe/ose merrni fonde përmes KUIK, lehtësisht, menjëherë dhe në mënyrë të sigurtë.

Ku mund ta gjej KUIK?

Ju mund të shkarkoni aplikacionin KUIK nga App Store apo Play Store dhe të regjistroheni në KUIK në bankë ose online. Pasi të vendosni të dhënat e kërkuara, numri i telefonit tuaj celular do të lidhet më llogarinë tuaj bankare, dhe do të mund të dërgoni dhe merrni fonde përmes KUIK.

Po nëse banka ime nuk ofron KUIK?

Ne po përpiqemi maksimalisht të përfshijmë sa më shumë banka në KUIK në një kohë sa më të shkurtër të mundshme. Aktualisht, ju mund të regjistroheni në KUIK nëse keni një llogari bankare me Bankën Raiffeisen.

Sa kushton KUIK?

KUIK është tërësisht falas. Nuk ka tarifa regjistrimi, tarifa përdorimi, tarifa mujore apo komisione si për transfertat hyrëse, apo ato dalëse.

Sa kohë duhet për të dërguar/marrë fonde përmes KUIK?

Tranfertat KUIK kryhen menjëherë. Fondet dërgohen/merren në kohë reale dhe janë të disponueshme menjëherë në llogarinë bankare të përfituesit.

Në cilat banka mund të regjistrohem në KUIK?

Ju mund të regjistroheni në KUIK pranë degëve të Bankës Raiffeisen, dhe bankave të tjera të cilat do ta ofrojnë shërbimin së shpejti.

Mund ta lidh KUIK me llogarinë time bankare në valutë të huaj?

Jo, KUIK mund të lidhet vetëm me llogari bankare rrjedhëse në Lek.

Mund të regjistrohem me më shumë se një numër celulari?

Ju mund ta përdorni KUIK vetëm duke lidhur një numër telefoni celular me një llogari bankare.

Kam një numër të huaj celulari, mund të regjistrohem në KUIK?

Jo, KUIK është i disponueshëm vetëm për numrat e celularëve që u përkasin operatorëve celularë shqiptarë.

Si regjistrohem online në KUIK?

Ju mund të regjistroheni online në KUIK si përdorues i kufizuar duke shkarkuar aplikacionin KUIK dhe duke ndjekur këta hapa:

  • Zgjidhni “Regjistrohu tani”;
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara. Të dhënat tuaja duhet të përputhen ekzaktësisht me ato të regjistruara në bankën tuaj;
  • Pranoni Termat dhe Kushtet e Përgjithshmë të KUIK;
  • Vendosni kodin OTP (fjalëkalimi njëpërdorimësh) të marrë me SMS. Vlefshmëria e kodit OTP është 2 (dy) minuta;
  • Krijoni kodin tuaj PIN të personalizuar;
  • Konfirmoni kodin tuaj PIN të personalizuar.

Me përfundimin e këtyre hapave, ju do të bëheni një përdorues KUIK me të drejta të kufizuara. Nëse keni më shumë se një llogari bankare brenda të njëjtës bankë, banka do të zgjedhë njërën prej llogarive tuaja si llogaria kryesore për t’u lidhur me KUIK. Përdoruesit e kufizuar, siç e tregon emri, do të jenë subjekt i përdorimit të kufizuar të shërbimit. Pasi të arrijë kufijtë e përdorimit, përdoruesi i kufizuar nuk do të jetë më në gjendje të dërgojë, por vetëm të marrë fonde. Përdoruesit të kufizuar do t’i duhet të shkojë në bankë për t’u regjistruar si përdorues me të drejta të plota, për të mund të dërguar sërish fonde.

Nuk kam një llogari bankare, mund të regjistrohem në KUIK?

Ju duhet të keni një llogari bankare në Lek për t’u regjistruar dhe përdorur KUIK.

Kujt mund t’i dërgoj para përmes KUIK?

Ju mund t’i dërgoni para cilitdo që është përdorues KUIK. Ju mund të merrni fonde nga cilido përdorues KUIK.

Si ta di nëse një kontakt përdor KUIK?

Të gjithë kontaktet tuaj që janë përdorues KUIK do të shfaqen në listën tuaj të kontakteve në aplikacionin KUIK. Ju do të njoftoheni sa herë që një prej kontakteve tuaj të regjistruar bëhet përdorues KUIK.

Ka ndonjë kufi për dërgesat e fondeve ?

Shuma minimale që mund të dërgoni përmes KUIK është 10 Lek.

Si përdorues me të drejta të plota, ju mund të transferoni deri në 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) Lek në 24 orë. Me arritjen e këtij limiti, ju nuk mund të kryeni transferta të tjera për atë ditë. Ky kufi do të rifreskohet çdo ditë në orën 00:00.

Si përdorues i kufizuar, ju mund të transferoni deri në 5.000 (pesë mijë) Lekë dhe/ose të kryeni 3 (tre) transferta që nuk e tejkalojnë këtë shumë gjatë përdorimit tuaj të KUIK në kategorinë e kufizuar. Me arritjen e cilitdo prej limiteve të mësipërme, ju mund të vazhdoni të merrni fonde përmes KUIK. Për t’u bërë përdorues me të drejta të plota, me kufij më të lartë transfertash, ju lutemi të shkoni në bankë.

Mund ta anulloj një transfertë?

Pasi keni shtypur “Dërgo shumën”, nuk mund ta anulloni transfertën. Transfertat KUIK janë të pakthyeshme, paratë e transferuara dërgohen menjëherë në llogarinë bankare të përfituesit, dhe nuk mund të anullohen.

Dikush më dërgoi para përmes KUIK, si i marr?

Paratë që ju kanë dërguar përmes KUIK janë menjëherë të disponueshme në llogarinë bankare që keni lidhur me KUIK. Ju do të njoftoheni sa herë që merrni para përmes KUIK.

Do të njoftohet personi të cilit i dërgoj para?

Po, përfituesi do të marrë një njoftim nga aplikacioni KUIK dhe një email. Njoftimi do të përmbajë shumën e marrë dhe numrin/emrin e dërguesit (emrin nën të cilin ju e keni regjistruar këtë numër celulari në listën tuaj të kontakteve).

Si e ndryshoj llogarinë bankare që përdor për të dërguar dhe marrë fonde përmes KUIK?

Ju duhet të shkoni në bankë dhe të kërkoni të ndryshoni llogarinë bankare të lidhur me KUIK.

Si e ndryshoj numrin tim të celularit të lidhur me KUIK?

Ju duhet të shkoni në bankë dhe të kërkoni të ndryshoni numrin tuaj të celularit të lidhur me KUIK.

Mund ta përdor KUIK kur jam jashtë shtetit?

Për të përdorur KUIK, ju duhet të keni një llogari në një bankë shqiptare që ofron KUIK. Ju mund ta përdorni KUIK jashtë shtetit nëse jeni të lidhur në internet dhe/ose ka mbulim me rrjet nga operatorët celularë. Bëni kujdes pasi mund të ketë kosto shtesë për internetin kur jeni jashtë shtetit, ose operatori juaj celular mund të mos ketë mbulim me rrjet, duke ndikuar në mundësinë tuaj për të marrë SMS.

Më dalin probleme me aplikacionin KUIK, çfarë të bëj?

Mund të kryeni veprimet e mëposhtme:

  • kontrolloni nëse keni versionin më të fundit të aplikacionit KUIK, dhe sigurohuni që jeni të lidhur në internet;
  • mbylleni aplikacionin dhe hapeni përsëri;
  • fikni dhe ndizni telefonin.

Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, ju lutemi kontaktoni bankën në +35542381381.

Përse nuk po marr njoftime?

  • Nëse nuk po merrni njoftime me email, sigurohuni të kontrolloni spam-in në email-in tuaj dhe kontaktoni bankën për t’u siguruar që email-i që keni vendosur gjatë regjistrimit në KUIK është i saktë.
  • Nëse nuk po merrni njoftime nga aplikacioni, sigurohuni që keni aktivizuar njoftimet e aplikacionit në opsionet e pajisjes suaj.

Kam harruar kodin tim PIN, çfarë të bëj?

Nëse keni harruar kodin tuaj PIN, mund ta rikrijoni atë nëpërmjet aplikacionit KUIK ose në bankë.

Përse kërkon aplikacioni KUIK akses në kontaktet e celularit tim?

Aplikacionit KUIK i nevojiten kontaktet e celularit tuaj për të aksesuar listën tuaj të kontakteve me qëllim për t’ju informuar se cilët nga kontaktet tuaja janë përdorues KUIK me të cilët mund të dërgoni dhe merrni fonde.

Llogaria ime KUIK është bllokuar, si ta zhbllokoj?

Duhet të shkoni në bankë për të zhbllokuar KUIK.

A janë të sigurta të dhënat e mia?

KUIK përdor elemente autentifikimi dhe sigurie për ta bërë përdorimin e shërbimit dhe transfertat të sigurta. Juve do t’ju kërkohet të vendosni kodin tuaj PIN për të autentifikuar çdo transfertë që do të inicioni si dhe kur të kryeni kontroll të balancës. Në raste specifike, do t’ju kërkohet gjithashtu të vendosni kodin OTP (fjalëkalimi njëpërdorimësh) për të konfirmuar identitetin tuaj.

Mund të lidh më shumë se një llogari bankare me llogarinë time KUIK?

Ju mund ta lidhni llogarinë tuaj KUIK vetëm me një llogari bankare për bankë.

Si çregjistrohem nga KUIK?

Ju mund të çregjistroheni nga KUIK në të njëjtën mënyrë që jeni regjistruar në të.

  • Si përdorues me të drejta të plota, mund të çregjistroheni nga KUIK duke shkuar në bankë.
  • Si përdorues i kufizuar, mund të çregjistroheni nga KUIK përmes aplikacionit KUIK.

E çinstalova aplikacionin KUIK, u mbyll llogaria ime KUIK?

Jo. Çinstalimi i aplikacionit KUIK nuk mbyll automatikisht llogarinë tuaj KUIK. Të dhënat e transaksioneve tuaja nuk humbasin dhe do të jeni në gjendje të rikuperoni të gjithë informacionin tuaj me ri-instalimin e aplikacionit KUIK.

Kam një pajisje të re, si mund të vazhdoj të përdor KUIK?

Nëse po e përdorni pajisjen tuaj të re me numrin ekzistues të celularit, thjesht shkarkoni dhe aktivizoni aplikacionin KUIK në pajisjen tuaj të re. Nëse keni një pajisje me një numër të ri celulari, drejtojuni bankës për të kryer modifikimet e nevojshme.

Si e aktivizoj KUIK, kur ndryshoj pajisje?

KUIK can be used only from one device at a same time. In order to use KUIK from another device, you must re-activate the KUIK app in the new device, by taking the following steps:

  • Select “Sign in”;
  • Select the mobile network operator your mobile number belongs to;
  • Insert your mobile number;
  • Insert your PIN;
  • Insert the OTP (one time password) you received by SMS. The validity of the OTP is 2 (two) minutes. If you insert the incorrect OTP 5 (five) consecutive times, your KUIK account will be blocked. Before you can repeat the activation procedure, you must visit the bank to unblock your KUIK account and receive a new activation code.

Si mund ta mbaj llogarinë time KUIK të sigurtë?

Ju duhet të mbani kodin PIN, kodin OTP, kodin e aktivizimit, pajisjen dhe/ose numrin e celularit të sigurtë në çdo kohë dhe të mos ua jepni ato palëve të treta.

Si trajtohen të dhënat e mia personale?

Ju lutemi, lexoni Termat dhe Kushtet e Përgjithshme të KUIK këtu.

Çfarë të bëj nëse kam humbur telefonin celular?

Duhet të kontaktoni bankën tuaj.

PËR ÇDO PYETJE TJETËR, JU LUTEMI TË KONTAKTONI BANKËN TUAJ.

PËR ÇDO PYETJE TJETËR, JU LUTEMI TË KONTAKTONI BANKËN TUAJ.